Në momentin që ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se do të kërkojnë nga Komisioni Shtetëror për Zgjedhje që ditën e zgjedhjeve të shtohen edhe 2 orë plus për të votuar që qytetarët të mos grumbullohen shumë, i pari i Komisionit Shtetëror për Zgjedhje, Oliver Derkovski për TV21 tha se kjo nënkupton që duhet të bëhen ndryshime në Kodin zgjedhor.
-Nëse ka kërkesë të tillë atëherë kjo do të thotë se duhet bërë ndryshime në Kodin zgjedhor, sepse aty është e shkruar se dita e votimit të zgjasë deri në ora 19,-tha Derkovski për TV21.
Filipçe theksoi se do të kërkojnë nga Këshilli për siguri vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme dhe kjo do të jetë vendimtare nëse duhet të bëhen ndryshime në Kodin Zgjedhor, sepse në momentet kur Kuvendi është jashtë funksionit, vetëm Qeveria mund të miratojë një dekret me fuqi ligjore.
