Derkovski: Jemi të gatshëm të organizojmë zgjedhje në kushte normale

TË FUNDIT

Oliver Derkovski, kryetar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, tha se janë të gatshëm të organizojnë zgjedhje në kushte normale por nëse do të duhet të organizohen zgjedhje me kushte të veçanta për shkak të koronavirusit, Derkovski theksoi se shteti duhet të krijoje kushte për një gjë të tillë.

“Nëse shfaqet nevoja për të organizuar zgjedhje siç thonë në kushte të veçanta, atëherë duhet që të gjithë faktorët që janë të përfshirë në marrjen e atyre vendimeve  të kenë kujdes kur marrin ato vendime, sepse duhet të dinë se për të organizuar zgjedhje të tilla në kushte të veçanta me protokollet të veçanta  të sjelljes tek të gjithë të përfshirët në procesin zgjedhor, para së gjithash mendoj për organet zgjedhore, bordet zgjedhore, komisionet komunale të zgjedhjeve, si dhe votuesit dhe të gjithë ata që do të monitorojnë procesin. “