Njeriu i parë i KSHZ-së, Oliver Derkoski u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin të votojnë masivisht dhe të mos frikësohen për shëndetin e tyre.
Derkoski, thekson se materiali zgjedhor do të dorëzohet në të gjitha komisionet zgjedhore komunale, ndërsa ata nesër do t’i dorëzojnë materialet zgjedhore tek këshillat zgjedhor.
“Materiali do të dorëzohet në të gjitha komisionit zgjedhore komunale, ndërsa ata nesër do t’i dorëzojnë materialet zgjedhore në këshillat zgjedhor. Procesi po zhvillohet pa probleme dhe me organizim të shkëlqyeshëm që do të thotë se gjithçka do të përfundojë në kohën e paraparë. Përgatitjet e KSHZ-së për të gjithë procesin zgjedhor po zhvillohen pa probleme, ne jemi të përkushtuar posaçërisht për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin në votime, të mos kenë frikë për shëndetin e tyre, sepse jemi kujdesur të furnizojmë të gjithë këshillat zgjedhor me materiale mbrojtëse, maska, në mënyrë që ata qytetarë që nuk mund të blejnë ose nuk mbajnë maskë mbrojtëse për ndonjë arsye, përsëri të marrin maskë mbrojtje dhe të realizojnë të drejtën e tyre të votës”, deklaroi Oliver Derkoski, kryetar i KSHZ-së.
