Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Oliver Derkoski për TV21 pohon se seancë do të caktojë vetëm në rast se ka vendim për datën të re për zgjedhje nga ana e Kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi.
“Do të caktoj seancë vetëm nëse ka vendim për datë të re të zgjedhjeve nga Talat Xhaferi. Në të kundërtën nuk ka anjë arsye, ashtu është Kodi Zgjedhor i cili që nga sot është sërish në fuqi për të gjithë” tha Derkoski për TV21.
Qëndrim kërkuam edhe nga Kuvendi, por nga atje nuk ka asnjë lloj paralajmërimi për ndonjë veprim për vendim të ri me datë të re për zgjedhje.
