Derivatet e naftës do të rriten deri në 3 denarë

TË FUNDIT

Në Maqedoninë e Veriut do të rriten çmimet e derivateve të naftës.

Eurosuper 95 do të shtrenjtohet për 3 denarë, kurse Dizeli dhe Eurosuper 98 për 2.5 denarë për litër. Kështu vendosi komisioni rregullator për energjetikë në seancën e sotme.

Me çmimin e ri Eurosuper 95 do të arrijë deri në 57.5 denarë për litër, Eurosuper 98 deri në 59.5 denarë për litër, kurse Eurodizel do të shitet për 49.5 denarë për litër.

Ndërkaq, vaji ekstra i lehtë do të shitet për 27.5 denarë për litër, derisa çmimi i ri i mazutit do të jetë 23.4247 denarë për kilogram.