Në “Air Albania” u zhvillua mbrëmë sfida e Ligës së Kombeve mes Shqipërisë dhe Ukrainës.
Ndërkohë që Uzuni ndodhej në fushën e lojës duke luftuar për fitoren, partnerja e tij, Uarda ka postuar një foto në rrjete sociale teksa ndodhej në ambientet e spitalit.
“Ore ju boll me moret mesysh”, shkruan Uarda Hyseni.
Kujtojmë se pak ditë më parë ata zbuluan gjininë e fëmijës në një formë spektakolare në arenën e futbollit. Uarda dhe Myrto së shpejti do të bëhen prindër të një djali.