“Deri në fund të viti”, kjo është zgjidhja që e kërkon Kasami për stadiumin e Tetovës

TË FUNDIT

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka folur sonte në ClickPlus për stadiumin e qytetit.

Tha se i kanë dhënë afat kompanisë privat “Ecolog”, që të sqarojë relacionin e saj me Qeverinë për ndërtimin e stadiumit të Tetovës.

Ndërkohë, Kasami bëri të ditur se ekipet ligjore në komunë janë duke shqyrtuar mundësitë që ky projekt i shumëpremtuar të realizohet në nivelin komunal.

“Ekipet ligjore janë duke analizuar mundësitë ligjore se si i njëjti mund të bëhet me nivelin komunal dhe jo qendror, përmes një analize fizibiliteti ku interesi publik do të mbrohej nga komuna dhe interesi privat nga kompania. Kam thënë se të gjitha këto veprime besoj se do të përmbyllen deri në fund të vitit. Nëse nuk arrijmë të dakordohemi me kompaninë deri në fund të vitit, ne si Komunë do të detyrohemi të gjejmë një zgjidhje tjetër”, tha Kasami.