Kompania farmaceutike e Zvicrës Rosh publikoi se deri në fund të shtatorit në treg do ta lëshojë një test të shpejtë për zbulimin e korona virusit, i cili do t’i japë rezultatet për 15 min.
Testi për antigjenet e virusit SARD-KoV2 që e shkakton pandeminë e Kovid-19 prej të cilit nga fundi i dhjetorit vdiqën mbi 851.000 persona në mbarë botën, do të jetë në dispozicion në vendet që e njohin shenjën CE, e obligueshme për produktet që hyjnë në tregun e Bashkimit Evropian.
Rosh dëshiron të kërkojë edhe miratim urgjente prej Agjencisë amerikane të barërave (FDA).
“Çdo muaj në dispozicion do të jenë 40 milionë teste të shpejta për SARS-CoV-2. Ky kapacitet do të rritet dyfish deri në fund të vitit, me qëllim që t’i përgjigjet konsumit të sistemit shëndetësor në mbarë botën”, publikoi kompania.
Lëshimi i testit në treg duhet të zbatohet në bashkëpunim me kompaninë jugokoreane SD Biosensor Inc, e cila disponon me teste të shumta për zbulimin e virusit dhe me të cilën Rosh ka marrëveshje për distribuim në botë.
