Deri në fund të këtij muaji pensionet do të rriten për rreth 7%, thotë Trençevska

TË FUNDIT

Pensionistët në fund të muajit do të kenë rritje rreth shtatë për qind, përshtatje të pensioneve sipas metodologjisë së re që e miratuam në mars të vitit 2022, gjegjësisht korrigjim prej 50 për qind të kostos të jetesës dhe 50 për qind në raport me pagën mesatare, deklaroi sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska në Shtip.

Ministrja informoi se diku rreth 36 mijë familje janë përfituese të ndihmës minimale të garantuar që përfshihen në sistemin e mbrojtjes sociale.

Me masat e reja që bashkë me ministrin e Financave dhe ministrat e tjerë në Qeveri po i krijojnë në prag të dimrit, siç shtoi, presin që të kujdesemi së paku për ata që janë më të cenuarit në shoqëri

error: Content is protected !!