Deri më 30 shtator dorëzimi i kërkesave për subvencione në bujqësi sipas Programit 2020

TË FUNDIT

Bujqit të cilët në  afatin paraprak  nuk kanë arritur të dorëzojnë  kërkesë për pagesa direkte për vitin 2020, atë do të mund ta  bëjnë  prej sot  deri më 30 shtator, kumtoi Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural.

Sipas Agjencisë, afati i ri është sjellur nga ana e Qeverisë dhe është konfirmuar sipas Urdhërit plotësues për pagesa direkte.

Kërkesat për marrje të mbështetjes financiare  dorëzohen në mënyrë elektronike, me regjistrim në sistemin e ueb faqes së Agjencisë www.ipardpa.gov.mk.

“Sikur  deri tani, edhe këtë herë bujqit të cilët nuk dinë vetë të dorëzojnë kërkesë ose kanë nevojë për ndihmë  gjatë krijimit të kërkesës elektronike,  mund të drejtohen në Njësitë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë”, thotë  drejtori i Agjencisë, Nikollçe Babovski.

Ai apelon që aplikuesit ta ruajnë afatin e ri  plotësues, ndërsa gjatë dorëzimit të kërkesave të kontrollojnë nëse  i kanë paraqitur të gjitha kulturat  të cilat i kultivojnë dhe  a janë shënuar  të gjitha masat  për të cilat kërkojnë mbështetje financiare.

“Nëse disa nga bujqit  kanë bërë lëshime ose mendojnë se ka nevojë për  ndryshime për shkak të  papajtueshmërisë me gjendjen faktike,  kërkesën mund ta tërheqin  ose ta ndryshojnë në afat prej 30 ditëve nga dita e dorëzimit”, thekson Babovski.