LAMM: Në pikën kufitare “Bogorodicë” pritet rreth 40 minuta

TË FUNDIT

Intensiteti i trafikut jashtë zonave urbane është rritur, ndërsa frekuenca më e madhe e automjeteve është regjistruar në pikën kufitare “Bogorodicë”. Sipas informacioneve të Lidhjes Auto Moto të Maqedonisë (LAMM), koha e pritjes për kalimin e kufirit është rreth 40 minuta.

Sipas LAMM, në pikat e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Nga LAMM u bëhet apel drejtuesve të automjeteve që të vozisin me kujdes, të përshtatin shpejtësinë sipas kushteve në rrugë dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur të trafikut.

Kujdes i veçantë rekomandohet në rrugët që kalojnë nëpër lugina, kanione dhe gryka, ku ekziston mundësia e paraqitjes së rrëshqitjeve të dheut dhe gurëve. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.