12 respiratorë dhe pajisje të tjera mbrojtëse personale kanë arritur në Maqedoninë e Veriut, të cilat janë pjesë e pakos së ndihmës financiare prej 4 milionë euro që janë projektuar nga Bashkim Evropian për Ministrinë e Shëndetësisë.
Dërgesën e dhuroi ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar.
“Të gjithëve na është e qartë për pasqyrën tragjike që e kemi parë në Milano dhe Lombardia, kur për shkak të mungesës së respiratorëve është dashur të sjellin vendime të rënda. Në këtë kontekst, respiratorët janë të rëndësisë kritike për pacientët e prekur nga virusi. Është e vështirë të blehen, sepse të gjithëve u duhen, kurse disa të tjerë do sjellim edhe më vonë”, tha Zhbogar.
Ai shtoi, se shtetet anëtare të BE-së vazhdojnë të ndihmojnë, përveç me ndihma medicinale edhe me financim të projekteve me qëllim të tejkalimit të pasojave ekonomike të shkaktuara nga virusit Covid-19.
Për këtë, Zhbogar paralajmëroi edhe 160 milionë euro ndihmë financiare për sigurim të pagave, subvencioneve dhe ndihmave sociale.
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov theksoi se BE-ja është ndër donatorët më të mëdhenj të vendit.
“BE-ja pa dyshim është ndër donatorët më të mëdhenj të krizës së shkaktuar nga pandemia dhe kjo është ndihmë që shkakton ndjenjën e mbështetjes, solidaritetit dhe sigurisë, që bashkërisht do të dalim në fund të kësaj sfide. Ne u trajtuam thuajse si të jemi shtet anëtar, në aspekt të përfshirjes në Mekanizmin financiar për ballafaqim të pandemisë së virusit Covid – 19”, tha Dimitrov.
4 milionë euro janë ndihmë urgjente medicinale nga 66 milionë euro që BE-ja ia ka ndarë vendit tonë për përballje me virusin Covid-19.
