Kështu u prit në Tetovë Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.
https://www.youtube.com/watch?v=LCiPZhHsH2o
Në fillim u takua me kryetarin Bilall Kasami, i cili ia dhuroi çelësin e qytetit si shenjë se Komuna do të jetë gjithnjë e hapur për të.
“Tetova si kryeqendër e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut ka qenë ajo pika e bashkimit e shqiptarëve, edhe në Kosovë edhe në Maqedoni dhe në kuadër të ish-Jugosllavisë ku të gjithë të mirat dhe të këqijat i kemi ndarë bashkë. Me vizitën e kryeparlamentarit, kryeministrit dhe presidentit të shtetit më të ri të Kosovës tregohet vlerësimi që e bëjnë institucionet e Kosovës për tetovarët dhe shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.”-deklaroi Bilall Kasami, kryetari i Komunës së Tetovës.
Ndërsa Osmani Kasamit i dhuroi hartën e Kosovës me gurë nga Trepça.
“Tetova ka rëndësi të madhe për historinë tonë të përbashkët, ka qenë shtëpi e shumë veprimtarëve intelektualëve që kanë kontribuar jashtëzakonisht në raportet mes shqiptarëve në Kosovë dhe shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duke krijuar një lidhje jashtëzakonisht të fuqishme e cila reflektohet edhe në lidhjet miqësore e familjare që ekzistojnë në Tetovë dhe gjitha komunat tona, një ndër intelektualët që ka lënë gjurmë është edhe intelektuali Arbën Xhaferi që sot kisha nderin të ndaj urdhrin “Hasan Prishtina”- tha Vjosa Osmani, Presidentet e Kosovës.
Më pas Osmani shkoi në shkollën filloi “Lliria” ku dalë ta presin fëmijë me veshje kombëtare.
Osmani piu kafe në sheshin e Tetovës, nën shoqërimin e një programi kulturor-artistik.
Ajo u ndal edhe në Xhaminë e Larme, dhe bashkë me kryetarët shqiptarë të komunave të Maqedonisë darkuan në një restorant në malin Sharr.
