Deputetja ukrainase dhe kryetarja e partisë politike GolosZmin, Kira Rudik në rrjetet sociale ka publikuar një fotografi me kallashnikov nga shtëpia e saj. Ajo në mbishkrim thotë se gratë e Ukrainës do të mbrojnë vendin e tyre njëjt si meshkujt.
“Po mësoj të përdor kallashnikovin dhe përgatitem të mbaj armë. Tingëllon surreale pasi vetëm pak ditë më parë nuk do të më vinte kurrë në mendje. Gratë tona do ta mbrojnë tokën tonë në të njëjtën mënyrë si burrat tanë”, ka shkruar Rudik në mbishkrim të fotografisë.
