Deputetja e Shqipërisë merr foshnjën në Kuvend

TË FUNDIT

Një skenë jo e zakonshme është parë në Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, ku deputetja e Partisë Socialiste, Ilva Gjuzi, është paraqitur me foshnjën e saj në krah. Edhe pse nëna e re, Gjuzi nuk ka munguar në mbledhjen e komisionit dhe ka marrë pjesë aktive në diskutimet për çështjet teknike në rendin e ditës.

Kryetarja e komisionit, Anila Denaj, e përshëndeti pjesëmarrjen e saj, duke e cilësuar një shembull të mirë për barazinë gjinore dhe politikat në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm.

“Shpresoj që prania juaj me fëmijën të jetë jo vetëm një ogur i mirë, por edhe një shprehje konkrete e angazhimit për barazinë gjinore dhe politikat për zhvillim të qëndrueshëm,” u shpreh Denaj.

Gjuzi, e zgjedhur për herë të parë në këtë legjislaturë, ka marrë vlerësime në rrjete sociale për balancimin mes jetës familjare dhe angazhimit parlamentar./vizionplus