Deputetja e LSDM-së, Bisera Kostadinovska Stojçevska e veshur me skafanderë, për shkak se është e infektuar me Covid-19, ka ardhur në Kuvend për të marrë pjesë në seancën që është thirrur për në ora 14:00.
“Arrita në Kuvend, me pajisje mbrojtëse ndaj Covid-19, që të marrë pjesë në seancën e sotme në të cilat do t’i miratojmë ligjet që sigurojnë ndihmë financiare për mijëra qytetarë dhe kompani”, shkroi ajo në Facebook, transmeton TV21.
🗣 Пристигнувам во Собранието, со целосна заштитна КОВИД-19 опрема, за да учествувам на денешната седница на која ќе ги…
Posted by Бисера Костадиновска Стојчевска on Sunday, April 18, 2021
Me fillim prej ora 14, kryeparlamentari Talat Xhaferi e ka caktuar seancën e 32 me radhë, ndërkaq pas përfundimit të saj, do të vazhdojnë punimet për seancën e 36-të me radhë në rend dite të së cilës janë tre ligjet për pakon e 5 të masave ekonomike.
Shumica parlamentare dje bëri të ditur, se në rast se mungon kuorumi, deputetët e infektuar me Covid-19 do t’i sjellin të veshur me skafanderë për të marrë pjesë në seancat e sotme./TV21
