Deputeti Zekiri dhe familja lënë Klinikën Infektive, kthehen në shtëpi!

TË FUNDIT

16 ditë pasi u morr vesh se janë pozitiv me COVID-19, nënkryetari i LSDM-së, deputeti Muhamed Zekiri, përmes Facebookut ka njoftuar se ai, bashëshortja me vajza tremuajshe janë shëndosh e mirë dhe se tanimë nuk janë të shtruar në Klinikën Infektive por gjenden në shtëpi.

“Nga zemra dua të faleminderoj veç e veç secilin prej Jush që ishit bashkë me ne në kohën më të vështirë. Jeni familja jonë e dytë. Faleminderim i veçantë për mjekët dhe personelin e klinikës së infektologjisë. Për ata që kanë sakrifikuar dhe vazhdojnë të sakrifikojnë gjithëçka për ne: dr.Ilirin, dr.Milena, dr.Fadilin, dr.Ana stafin tjetër mjekësor të palodhurat Rejhani, Vesna, Elana, Kiki, Suhejla, Fisniku, Nuredini, Velimiri e shumë të tjerë të cilët 24 orë vazhdojnë të jenë në shërbim të pacientëve të shtrirë në repartin e infektologjisë” ka shkruar Zekiri.

Ai po ashtu u bën thirrje atyre që vazhdojnë të mos besojnë se virusi ekziston dhe që ende kanë qasje joserioze ndaj COVID19, duke u thënë se është koha e fundit të vetëdijsohen dhe të shpëtojnë veten dhe të afërmit.

“Dëshiroj asnjë nga Ju asnjëher të mos përballeni me atë me të cilën u sprovova unë dhe familja ime. Këtë gjithësesi nuk do t’ja kisha dëshiruar as kushtimisht thënë armikut më të madh. Ndërsa atyre shpirtligëve të cilët më dëshiruan mua dhe familjes time përfundim fatal, do t’ju dëshiroja që Zoti të paktën një herë në jetë tua mundësojë ndjenjën e të qenurit NJERI me plotëkuptimin e fjalës” shkruan Zekiri.

Të nderuar miqëNga zemra dua të faleminderoj veç e veç secilin prej Jush që ishit bashkë me ne në kohën më të…

Gepostet von Muhamed Zekiri am Dienstag, 16. Juni 2020