Deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu në "10 Minuta": "Ne jemi partia e vetme opozitare, gjitha tjerat përfundojnë si kapital i BDI-së"

TË FUNDIT

Për paralajmërimet e Brukselit se Maqedonia rrezikon integrimet në BE me mos realizimin e marrëveshjes së Përzhinos, deputeti i PDSH, Bekim Fazliu në emisionin 10 minuta të Tv 21, tha se kjo nuk është ndonjë risi, pasi sipas tij, ka vite me radhë që Maqedonia ngec në proceset euro integruese.

Brukseli paralajmëroi Maqedoninë se  mosrealizimi i marrëveshjes së Përzhinos, do të rrezikojë procesin e integrimit të vendit në BE. Për këtë gjë, deputeti i PDSH-së Bekim Fazliu në emisionin “10 minuta” tha se kjo nuk është hera e parë që Maqedonia ngec në proceset euro integruese.

“Ka disa vite që Maqedonia shkon mbrapa dhe kjo nuk do të ishte risi që edhe këtë vit Maqedonia të stagnon në proceset euro integruese”, tha Bekim Fazliu 

Për mospasje të vullnetit për bashkëpunim të partive tjera shqiptare në opozitë, me PDSH-në, Fazliu tha se ato parti janë kapital i BDI-së.

“Ne jemi partia e vetme opozitare, të tjerat mund të deklarojnë se janë parti opozitare, por punët e bëjnë që në fund gjithë ai angazhim i tyre të përfundon si kapital i BDI-së. Në zgjedhjet e fundit na u paraqit RDK si parti opozitare dhe garoi e mori një deputet. E dini ku është ai deputet tani është pjesë e BDI.  E kishim si të til DR-në, e dini ku është Imer Selmani, zgjedhjet e fundit ishte krah për krahë me Ali Ahmetin”, tha Bekim Fazliu.

Fazliu tha se koha do ta dëshmon se vallë këto parti janë kundër kësaj qeverie, që sipas tij është qeveri anti-shqiptare.

Përgatiti: Artan NUhiu