Deputeti Durlovski nga VMRO-DPMNE largohet nga Kuvendi: U deshiroj fat kolegëve të koalicionit

TË FUNDIT

Deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Igor Durlovski po largohet nga Kuvendi. Këtë e bëri të ditur vetë Durlovski nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook.

“Interesat nacionale, drejtësia për të përndjekurit padrejtësisht dhe një shtet normal për fëmijët tanë ishin prioritet për mua. Karrigia e deputetit thumbon kur pragma politike bëhet më e rëndësishme se morali. Për këtë do ta lëshoj Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa kolegëve nga koalicioni “Për ripërtritjen e Maqedonisë”, u uroj këmbëngulje, qëndrueshmëri dhe mençuri, të cilën besoj se e kanë”, shkruan Durlovski në Facebook.

Националните интереси, правда за неправедно прогонетите и нормална држава за нашите деца беа/се мои приоритети….

Gepostet von Igor Durlovski am Donnerstag, 22. Oktober 2020