Deputetët shkojnë në pushim, pasdite votojnë Specialen

TË FUNDIT

​Deputetët e Kosovës kanë shkuar në pauzë deri në ora 14:30, për t’u kthyer në seancën e Kuvendit, ku pas debatit pritet të votohet për Gjykatën Speciale.

Shumica e seancës, deri tash kaloi me reagimet e opozitës, kundër Speciales. Ndërkohë, ishin të paktë deputetët e pozitës dhe kabineti qeveritar që diskutuan për specialen.

Kryeministri Isa Mustafa arsyetoi riprocedimin e amandamentit të Kuvend. Ndërkohë, në shumicën e kohës mungonin deputetët e PDK-së dhe ministrat e Qeverisë.

Kurse, pasdite pritet të votohet për Speciale. Pastaj, sic paralajmëroi Mustafa, pritet të mbahet një mbledhje urgjente e Qeverisë së Kosovës, ku do të procedohen për në Kuvend, projektligji për Dhomat e specializuara dhe Zyrën e prokurorit të specializuar, si dhe Projektligjin për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencial në proceset gjyqësore pranë dhomave të specializuara.

Ai tha se Qeveria do të kërkoi sot seancë të jashtëzakonshme për t’i miratuar këto projektligje.