Deputetët opozitarë debatojnë për ndryshimet e Ligjit për inspektim të punës

TË FUNDIT

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut pasdite e filluan vazhdimin e seancës së 19-të plenare, me debat për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për inspektim të punës, me procedurë të shkurtuar.

Deputetët debatojnë për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit pëtr inspektim të punës, edhe pse tanimë ka përfunduar edhe debati administrativ për këtë tekst, i cili miratohet me procedurë të shkurtuar. Deputetët opozitarë, të cilët janë më të numërt në diskutimin, theksuan se ligji miratohet me procedurë të shkurtuar, dhe pse me të jo vetëm se bëhet harmonizim i gjobave dhe zvogëlimi i tyre dhe vendoset vërejtje para dënimit, por ligji ndryshohet edhe lidhur me kushtet për emërim të drejtorit të inspektoratit të punës. Ata potencuan në disa shembuj të shkeljes së të drejtave të punëtorëve.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, e pastaj edhe nënkryetari Goran Misovski u kanë bërë vërejtje deputetëve të VMRO-DPMNE-së se nëse kanë pasur vërejtje në ligjin, kanë mundur të dorëzojnë amandamente, për çka tanimë ka përfunduar procedura kuvendore.

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së paralajmëroi se do të propozojë ndryshime të këtij ligji.

Kuvendi e përfundoi debatin për propozimin, ndërsa votimi në mënyrë shtesë do të bëhet.

Në rend dite janë edhe ndryshimet e Ligjit për organizatat invalidore dhe të dyja me procedurë të shkurtuar, si dhe ndryshimet dhe plotësimet e Kodit Zgjedhor, me procedurë të shkurtuar, të parashtruar nga deputetët e opozitës Surija Rashidi dhe Nikolla Micevski.

Pikat e mbetura në rend dite të seancës së 20 janë Propozim-ligji për huamarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut me hua te Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore sipas Marrëveshjes për hua për financim të projektit për efikasitet energjetik në sektorin publik, me procedurë të shkurtuar, si dhe Propozim-ligji për zgjidhjen e kontestit midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Makpetrollit SHA Shkup përmes marrëveshjes, me procedurë të shkurtuar.