Trump për bisedimet me Iranin në Pakistan: Nuk do të udhëtojmë 16 orë për t’u takuar me njerëz për të cilët nuk ka dëgjuar askush

TË FUNDIT


Presidenti amerikan Donald Trump iu drejtua shtypit në Florida, pak para se të hipte në Air Force One dhe të nisej drejt Uashingtonit.

Ai u përpoq të shpjegonte arsyet pse anuloi udhëtimin e të dërguarve të tij për bisedime me Iranin në Pakistan, duke përmendur kursimin e kohës dhe të parave si faktorët kryesorë, si dhe duke theksuar se si president është “shumë i kujdesshëm me shpenzimet”.

“Nuk do të udhëtojmë 15–16 orë për një takim me njerëz për të cilët askush nuk ka dëgjuar ndonjëherë… Janë shumë udhëtime. Jo, nuk duam ta bëjmë këtë… Udhëtimi zgjat shumë, është shumë i kushtueshëm. Unë jam një person shumë i vetëdijshëm për kostot”, deklaroi Trump.

Ndërkohë, Trump ka anuluar dërgimin e të dërguarve të tij, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, në Pakistan për bisedime me Iranin.

“Ne i kemi të gjitha kartat”, tha presidenti amerikan.