Deputetët e VMRO-DPMNE-së do të marrin pjesë në seancën për pakon ekonomike, tha Micevski

TË FUNDIT

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së do të ketë 44 deputetë në seancën e 36-të të Kuvendit, në rend dite të së cilës janë tre ligjet për pakon e 5 ekonomike.

Koordinatori i grupit parlamentar të opozitës, Nikolla Micevski ka njoftuar se ata nuk do të marrin pjesë në seancën e 32-të me radhë, e cila për shkak se nuk pati kuorum, nuk përfundoi ditën e enjte.

“Në seancën e nesërme të Kuvendit të gjithë deputetët e VMRO-DPMNE-së do të jenë të pranishëm në Kuvend. Nëse nuk kanë shumicë partitë në pushtet, ja 44 deputetë do të jenë në seancë plenare, dhe ja ta votojmë pakon e pestë të masave. Për seancën e 32-të nuk do të jemi brenda. Puna e kryetarit është të konstatojë se a ka kuorum apo nuk ka, dhe nëse nuk ka, le ta ndërpresë seancën e 32-të, dhe le ta caktojë për periudhë tjetër dhe shkon me të radhës. Ja ta votojmë pakon e 5 të masave, më takojnë njerëz në rrugë dhe kërkojnë ndihmë”, tha Micevski në Televizionin Sitel.

Përndryshe, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi për nesër e ka caktuar seancën e 32-të me radhë, ndërkaq pas saj do të vazhdojë edhe seanca e 36-të.

Shumica ka bërë të ditur, se nëse opozita nuk merr pjesë në këtë seancë, ata do të sjellin me skafanderë deputetët e shumicës të cilët janë në izolim për shkak të infektimit me Covid-19./TV21