Deputetët e rinj në sallë të re. Edhe Zaevi, edhe Mickoski paralajmëruan formim të qeverisë

Must Read

Memorandumi nuk do të ndikojë në negociatat?Holshtajn: Bullgaria t’i zgjidhë çështjet në mënyrë bilaterale

https://youtu.be/bpuDiX-k1bM Presioni i Bullgarisë përmes memorandumit deri te vendet anëtare të BE-së...

Ministri me premtime të njëjta, “Programi për ambient jetësor i mirë vetëm në letër”

https://youtu.be/2m6zRZ0jE5w Për ndotjen, shpëtimin e ambientit jetësor dhe ekologjinë e cila çdo...
- Advertisement -

Seanca konstitutive e përbërjes së re parlamentare u mbajt nën masa të përforcuara për mbrojtje nga koronavisuri. Deputetët e rinj u mirëpritën në të gjitha hyrjet e Kuvendit, por për shkak të zbatimit të masave të posaçme për mbrojtje nga pandemia, hyrja ishte lejuar vetëm me maska, dezinfektim të duarve dhe matje të temperaturës. Të gjitha masat i kaloi edhe kryetari i deritanishëm i Kuvendit, Talat Xhaferi. Deputetët e rinj, seancën e parë e mbajtën në sallën e re “Kupola e madhe”. Edhe atje u respektuan të gjitha protokollet e parapara, të pranishmit mbanin distancë fizike, kurse votimi u zhvillua me ngritje të kartonit. Në pauzë, Xhaferi u porositi deputetëve të mos dalin nga salla, por të shoqërohen me qëllim që të njihen mes vete.

“Të qëndrojmë këtu me qëllim që deputetët të njoftohen mes vete, kaq sa na lejojnë kushtet. Patjetër duhet të mbajmë distancë” tha kryesuesi i seancës, Talat Xhaferi.

- Advertisement -

Para seancës, u mbajt edhe koordinimi i parë i deputetëve te Xhaferi. Pas formimit të Komisionit për Verifikim, kryetarja e Komisionit, Jagoda Shahpaska, nga foltorja tha se nuk ekziston pengesë për asnjë deputet që t’i verifikohet mandati, kurse pasi u votua, urimi i parë erdhi nga Xhaferi. 

“Nga emri im personal dhe nga emri i gjithë shërbimit, të gjithë deputetëve ua përgëzoj mandatin e ri të kësaj përbërjeje parlamentare dhe u uroj që t’i përfaqësojnë në mënyrë sa më të mirë të gjithë qytetarët. Besoj se obligimet dhe detyrat tona do t’i kryejmë në pajtueshmëri me dispozitat kushtetuese, si përfaqësues të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut” u shpreh Xhaferi.

- Advertisement -

E pas konstituimit të Parlamentit, hapen dyert edhe për nisjen e negociatave për formimin e shumicës së re parlamentare. Liderët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski për ditët në vijim paralajmëruan negociata edhe për shumicën, edhe për Qeverinë e re. Edhe pse fillimisht ishte paralajmëruar se deklaratë do të japin edhe përfaqësuesit e BDI-së, megjithatë ata e anuluan konferencën e tyre.

“Ne prej sot fillojmë negociatat për mandatin e ri 4-vjeçar të shumicës stabile në Parlament, shumicë, e cila do të na sjellë një Qeveri të qëndrueshme dhe të përkushtuar 4-vjeçare dhe e cila do të jetë e gatshme të punojë” tha kreu i LSDM-së Zoran Zaev.

- Advertisement -

“VMRO-DPMNE-ja edhe gjatë periudhës së kaluar, edhe gjatë periudhës së ardhshme do të përqendrohet në negociatat për formimin e shumicës së re parlamentare, që do të thotë edhe Qeveri e re, Qeveri e cila do të fokusohet në ballafaqim me problemet e vërteta” deklaroi kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Micksoki.

Seanca e sotme ende nuk ka përfunduar, sepse duhet të formohet edhe Komisioni për zgjedhje dhe emërime dhe të zgjedhet kryeparlamentari i ri, diçka që varet nga ajo se kush do ta formojë shumicën e re parlamentare, si dhe nga negociatat për formimin e Qeverisë së re.  

- Advertisement -

Memorandumi nuk do të ndikojë në negociatat?Holshtajn: Bullgaria t’i zgjidhë çështjet në mënyrë bilaterale

https://youtu.be/bpuDiX-k1bM Presioni i Bullgarisë përmes memorandumit deri te vendet anëtare të BE-së të ndikojë që interpretimet bullgare...

Ministri me premtime të njëjta, “Programi për ambient jetësor i mirë vetëm në letër”

https://youtu.be/2m6zRZ0jE5w Për ndotjen, shpëtimin e ambientit jetësor dhe ekologjinë e cila çdo ditë e më shumë është...

Konfirmohen dënimet me burg për “Tankun”, Jankullovska do të shkojë në burg, Gruevski mbetet në Budapest

https://youtu.be/1gIbSTVFia4 Refuzohen ankesat e tre të dënuarve për blerjen e Mercedesit luksoz prej 600 mijë eurove –...

“Stop Rusino” kërkon mbylljen e deponisë, Nuredini: Edhe për disa vite Rusino e hapur!

https://youtu.be/RCGqvEZnlp8 Deponia Rusino vazhdon të jetë e bllokuar  nga aktivistet e lëvizjes “Stop Rusino” Kërkojnë që kjo...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -