Sot pritej që në kuvend të zgjidhej Talat Xhaferi për Kryeparlamentar, por si duket seanca do të shtyhet për nesër. Sipas burimeve të TV21 prolongimi bëhet për shkak të mungesës së deputetëve të BDI-së dhe VMRO DPMNE-së. Se Talat Xhaferi do të rizgjidhet në postin e kryetarit të Kuvendit këtë e konfirmuan dy liderët Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti.
