Deputetët e PD iu vunë zjarrin karrigeve në Kuvend, reagon Edi Rama: Ne mbjellim, ata shkulin e djegin

TË FUNDIT

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën e shkaktuar në Kuvend në seancën e sotme plenare, ku deputetët e Partisë Demokratike iu vunë flakën karrigeve, pasi i nxorën në ambientet e jashtme të Parlamentit.

Kryeminsitri Rama theksoi se qeveria përpiqet të mbjellë ndërsa opozita përpiqen të shkatërrojnë e djegin.

“Besoj mes këtyre dy pamjeve, kuptohet jo absolute por relative, qëndron dhe ndarja sot këtu midis nesh, ne që përpiqemi të shërojmë, mbjellim… dhe atyre që shkatërrojnë, shkulin, djegin”, tha Rama.