Deputetët e kërkojnë Ligjin për përfaqësim të drejtë! Minçev siguron se pas Komisionit të Venecias do të dorëzohet në Kuvend

TË FUNDIT

Ligji për përfaqësim të drejtë ishte temë për debat në seancën e sotme për pyetje të deputetëve. Elmi Aziri nga Fronti Europian thotë se ky ligj i ndjeshëm i cili, siç tha, është vetëm tre faqe, është dërguar në Komisionin e Venecias pa u njoftuar deputetët me përmbajtjen e të njëjtit.

Ministri për administratë publike Goran Minçev tha se përfaqësimi i drejtë është kategori kushtetuese që buron nga Marrëveshja e Ohrit dhe kjo patjetër të zbatohet. Të mos keni dilema se dikush dëshiron të fsheh diçka nën tavolinë, normalisht se këtë ligj do ta shqyrtojnë deputetët, tha Minçev.

Aziri parashtroi pyetje edhe rreth ndërtimit të hekurudhës së shpejtë në Korridorin 10, gjë për të cilën ministrja e financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska tha se nëse nuk e ndërtojmë do të mbetet vrimë e zezë në Ballkan në lidhje me transportin.