Deputetët e Besës asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e grupit parlamentar të LSDM-së – thotë Bilall Kasami në Click Plus

TË FUNDIT

Deputetët e Lëvizjes Besa në Kuvend janë të paraqitur si grup parlamentar i Lëvizjes Besa, kështu deklaroi kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në emisionin Click Plus në TV21. Kasami shtoi se deputetët e partisë së tij në asnjë moment nuk kanë qenë pjesë e grupit parlamentar të LSDM-së.

“E vërteta është se deputetët e Lëvizjes Besa janë të paraqitur në Kuvend si grup parlamentar të Lëvizjes Besa. Pra jo deputet të pavarur, sepse deputet të pavarur funksionojnë deputetët të cilët nuk kanë parti politike. Për më tepër nuk jemi shkëputur nga LSDM. Lëvizja Besa dhe deputetët e saj asnjë moment nuk kanë qenë pjesë e grupit parlamentar të LSDM-së”, kështu deklaroi kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në Click Plus në TV21.

Kasami: Deputetët e Besës asnjeherë nuk kanë qenë pjesë e grupit parlamentar të LSDM-së

Gepostet von TV21 am Montag, 21. September 2020