Shkencëtarët thonë se forma e trajnimit mendor ndihmon njerëzit të njohin fillimin e depresionit dhe si të kontrollohet nga vetë ata ,kjo rezulton edhe si një antidepressant. Terapia njohëse e ndërgjegjes mund të ofrojë një alternativë për njerëzit që duan të shmanginë përdorimin afatgjatë të ilaqeve kundër depresionit, që mund të ketë efekte anësore të pakëndshme në organizmin e njeriut sic janë si pagjumësia , kapsllëku, dhe probleme seksuale . Në një eksperiment dy- vjeçar në Angli që përfshinte 424 njerëz që vuaninë nga depresioni , shkencëtarët kanë kryer trajnimin që përbëhej nga tetë sesione të grupeve të ndara,me kohëzgjatje nga dy orë e pesëmbëdhjetë minuta ,dhe erdhën në përfundim se njerëzit të cilët i janë nënshtruar eksperimentit të vetëdijes se njohjes kishin rezultate të ngjashme si ato të njerëzve që përdorninë ilaqe kundër depresionit Kjo metodë nuk është më efektive se sa marrja e ilaçeve , por hulumtimet sugjerojnë se kjo metodë mund të jetë një alternativë e mirë për ata që nuk duan të jenë vazhdimisht nën ndikimin e terapisë kundër depresionit…
