Deponia e Bukovës, 3 dekada ndotje dhe asnjë zgjidhje! Banorët e Ohrit: “Situata është e padurueshme”

TË FUNDIT

Deponia e Bukovës në Ohër vazhdon të mbetet një problem i pazgjidhur. Prej 30 vitesh, fshatrat përreth përballen me tym, erë të rëndë dhe substanca toksike që lëshon deponia. Banorët vazhdojnë të ankohen, duke kërkuar zgjidhje nga autoritetet lokale dhe qendrore, ndërsa thonë se situata është bërë e padurueshme.

 “Bukova në 30 vitet e fundit gjatë gjithë kohës digjet, tani ndonjë vit më shumë, ndonjë vit më pak me rëndësi është se 30 vite po ballafaqohemi me këtë punë”, tha një banor.

 “Mbeturinat ndizeshin çdo ditë sidomos në orët e pasdites kur kryenin punë me kamionët me hedhjen e mbeturinave në Bukovë më pas kamioni i fundit u vinte flakën mbeturinave dhe i gjithë tymi vinte tek ne në fshat, kur zgjoheshim në mëngjes gishti nuk dukej. Besoni se të gjithë banorët e fshatit janë të sëmurë me mushkëritë e bardha, të sëmurë jemi të gjithë sepse prej vitesh po nxjerr tym”, deklaroi një banor.

Disa javë më parë kryetari Komunës së Ohrit Kirill Pecakov tha se zgjidhja e vetme është deponia rajonale në Novaci të Manastirit.

 “Pranvera është koha e duhur dhe vërtet që ne si Komunë ta fillojmë formulimin dhe ta formojmë Ndërmarrjen Publike. Të fillojmë t’i shfrytëzojmë grandet nga Banka Botërore që janë tanimë të siguruara për këtë punë dhe dalëngadalë të zhvillohen gjërat në terren në Komunën e Novacit, ku do të jetë deponia rajonale edhe stacionet filtruese aty ku janë planifikuar në rajonin tonë”, shtoi Kiril Pecakov-kryetar i komunës së Ohrit.

Problemi me mbeturinat vazhdon të tangojë 90% të komunave të cilat assesi nuk arrijnë të ballafaqohen me situatën e mbeturinave, duke kërkuar zgjidhje afatgjate nga pushteti qendror.