Departamenti i Shtetit: Propozim aktakuza ndaj Thaçit e Veselit është hap drejt drejtësisë

TË FUNDIT

SHBA-ja konsideron se parashtrimi i aktakuzës për krime të luftës kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe të tjerëve, kumtuar nga Zyra e Prokurorisë së pavarur speciale, është hap drejt drejtësisë dhe procesit të pajtimit në Ballkanin Perëndimor, deklaroi zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit.

Siç lajmëroi “Zëri i Amerikës” (VOA), SHBA-ja u ka bërë thirrje Këshillit të specializuar të Kosovës dhe zyres së pavarur të Prokurorisë speciale t’i përmbahen mandatit të tyre, derisa rasti përparon nëpër sistemin gjyqësor. Ata konsiderojnë se prapa kumtimit është një proces që ka zgjatur 20 vite.

Ai hap është i domosdoshëm  për promovimin e sundimit të së drejtës dhe sigurimin e drejtësisë për viktimat në Kosovë, ndërsa vendi u distancua nga kjo periudhë e tmerrshme dhe iu bashkangjit komunitetit euroatlantik, konkludohet në kumtesë./MIA