Departamenti i Shtetit: Helmimi i Navallnit është vepër e agjentëve të FSB-së së Rusisë

TË FUNDIT

SHBA-ja konsideron se agjentë të Shërbimit federal të Sigurisë (FSB) e përdorën substancën “noviçok” në tentim vrasjen e opozitarit rus, Aleksej Navallni, deklaroi mbrëmë për CNN zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Ceket se Rusia po tenton ta kontestojë atë me teori të ndryshme të komplotit. Një prej tyre është se Amerika e ka konstruktuar tërë rrëfimin rreth helmimit të Navallnit.

“Rusia sugjeroi për shumë teori, më shpesh kundërthënëse, të komplotit, por kjo nuk është asgjë tjetër përveç se tentim për t’u hequr vëmendja nga çështjet serioze për të cilat qeveria ruse fillimisht duhet të përgjigjet”, deklaruan nga Deparatmenti i Shtetit.

Shtohet se nuk ka sqarim tjetër përveç se përfshirja dhe përgjegjësia për helmimin e politikanit është e autoriteteve ruse.

CNN thekson se deklarata e Uashingtonit zyrtar është dënimi deri më tani më konkret për Rusinë nga ana e Administratës së presidentit Donalld Tramp për helmimin e Navallnit. Sipas televizionit, sanksionet rreth kësaj janë në përgatitje, por se miratimi i tyre, mes instancave të tjera, duhet të verifikohet edhe me nënshkrim të presidentit.

Trampi deri më tani nuk e ka komentuar helmimin, dhe nuk e ka akuzuar Rusinë për atë. Ai kohë më parë i nënçmoi edhe sulmet masive kibernetike ndaj disa agjencive shtetërore amerikane, me ç’rast pësuan edhe qindra kompani private. Sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo, në shtator deklaroi se ekzistojnë “gjasa solide” se prapa helmimit qëndrojnë rusët. Ajo deklaratë mbeti e vakët, në krahasim me të tanishmen, shumë më të ashpër, me ç’rast konkretisht emërohet roli i FSB-së.

Nga televizioni theksojnë se pas hulumtimit të ekipit nga gazetarë ndërkombëtarë për përgjegjësit e helmimit të Navallnit, disa herë deri më tani kanë kërkuar deklaratë nga Departamenti i Shtetit.