Gordana Jankullovska dhe Mile Janakieski, njëri me 2 vjet e gjysëm e tjetri me 4 vjet e gjysëm u dënun me burg për parregullsitë zgjedhore në periudhën kur VMRO-DPMNE ishte në pushtet. Kosta Mitrovski me tre vjet burg, Munir Pepiq u dënua me 1 vit burg, ndërsa Martin Protugjer, i cili në kohën e ish kryeminsitrit Gruevski ishte shef kabineti u dënua me kusht.
“Duke pasur parasysh faktin se të akuzuarit e kanë pranuar se kanë kryer vepër penale për të cilën edhe akuzohen, Gjykata ka pyetur për deklaratat për pranim fajin dhe është vërtetuar se të gjithë të akuzuarit që kanë pranuar fajin, e kanë bërë vullnetarisht, me vetëdije të plotë dhe duke marrë parasysh të gjitha pasojat jurdike”, tha Osman Shabani, gjykatës.
Për të akuzuarin Mile Janakieski, prokuroria kërkoi paraburgim shtëpiak e cila duhet të zgjasë deri sat ë filloj të vuaj dënimin me burg, kjo për shkak dyshimit për arratisje.
“Fakti që i akuzuari Mile Janakieski është i dënuari nga kjo gjykatë me burg prej 6 vjetësh dhe 3 muaj si dhe fakti që kundër tij ka edhe disa procedura të tjera penale, ndërsa nga ana tjetër duke pasur parasysh faktin që ka të përkeqësuar gjendjen shëndetësore, për arsye të ekzisitimin të arratisjes propozoi që të akuzuarit Mile Janakieski t’i shqiptohet masa e paraburgimit shtëpiak”, theksoi Lile Stefanova, prokurore.
Avokatja e Mile Janakieski, u kundërpërgjigj. Tha se prokuroria nuk dha arsye se përsë duhet t’I shqiptohet masa e paraburgimit.
“Gjatë propozimit të kësaj mase, prokurorja nuk dorëzoi asnjë dëshmi relevante me cka gjykata do të vërtetojë se i akuzuari Mile Janakieski përgatitet për arratisje. Nga ana tjetër prokurorja thjesht u thirr në atë se i akuzuari vecmë është i dënuar me burg”, theksoi Sanja Aleksiq, avokate.
Edhe tre të pandehur të tjerë morën dënime me kusht, nëse brenda 5 viteve të tjera nuk kryejnë vepër tjetër penale. Të pandehurit ndiqeshin për bashkim kriminal, shkelje të së drejtës së votës, shkelje të lirisë së zgjedhjes së votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore.Titanik vazhdon për 13 të akuzuar të tjerë të cilët nuk kanë pranuar fajin, ndërsa lënda është në procedurë gjyqësore që nga viti 2018 dhe kishte gjithsej 21 të akuzuar në mesin e tyre edhe ish kryeminsitri Nikolla Gruevski.
