Dënime për 12 persona për mosveprim në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë kohës së epidemisë

TË FUNDIT

 Prokuroria Themelore Publike në Shkup parashtroi propozime për lëshimin e urdhrave ndëshkuese kundër gjithsej 12 personave për veprën penale – Mosveprim në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë epidemisë nga neni 206 paragrafi 1 i Kodit penal.

Siç kumtoi Prokuroria Publike, të akuzuarit kanë kryer veprën penale duke mos e respektuar Vendimin për ndalim dhe regjim të posaçëm për lëvizje në territorin e Republikës së Maqedonisë të Veriut. Ata u gjetën duke lëvizur në vende të ndryshme gjatë orës policore.

“Prokuroria Publike i ka propozuar Gjykatës Themelore Penale – Shkup vendosjen e gjobave prej 100 gjobave ditore, në shumën e një gjobë ditore të caktuar 20 euro në kundërvlerë të denarit”, thekson Prokuroria./MIA