Dënime nëse nuk respektojnë protokollet, orët e humbura nxënësit do t’i kompensojnë në verë

TË FUNDIT

Do të ketë sanksione për shkollat që pa leje do të fillojnë me mësim me prani fizike, paralajmëroi ministrja Carovska, pas informacioneve se disa shkolla do të fillojnë të punojnë pa leje të Ministrisë së arsim, e njëra prej tyre është gjimnazi në Dibër.

“Sigurisht që mundësitë për sanksionim ekzistojnë në përputhje me ligjin. Vendimet e Qeverisë janë të qarta dhe ata duhet të respektohen, për shkak se janë në interes të shëndetit publik të popullit. Unë bisedove me kryetarin e komunës. Ky është qëndrimi i drejtorit dhe kryetari i komunës i konfirmoi se pranim i nxënësve me prezencë fizike në atë gjimnaz nuk do të ndodh, por se do të respektohet vendimi i Qeverisë”, deklaroi Milla Carovska – Ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Një pjesë e nxënësve janë jashtë procesit mësimor për shkak se nuk duan mësim online. Për këtë Carovska thotë se nxënësit që do të humbin orët e mësimit do t’i kompensojnë gjatë verës ose vitin e ardhshëm.

“Për momentin nuk ka bojkot të plotë në asnjë shkollë, janë nxënës individ që unë jam e sigurt, duke ndjekur trendin e paraqitjes dhe fati te nxënësit që paraqiten edhe përkundër mësimit online, se do të kyçen në mësim. Kaluan vetëm dy ditë, ata janë dy ditë me orë kujdestarie, ku nxënësit adaptohen”, tha Milla Carovska – Ministre e Arsimit dhe Shkencës

Carovska nuk dëshiron të spekulojë se a është e mundur që të mbyllen shkollat fillore pas rritjes së numrit të të infektuarve nga virusi korona.

“Po e ndjekim gjendjen epidemiologjike, të mos spekulojmë. Në momentin që do të sillet ai vendim, opinioni do të informohet. Gjithsesi do të jetë vendim i koordinuar me të gjithë palët e interesit, me nxënësit, prindërit dhe mësuesit, që të sjellim vendim më të mirë”, potencoi Milla Carovska – Ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Kaluan vetëm dy ditë nga viti shkollor, nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën shkojnë në shkollë, nxënësit e shkollave të mesme mbetën në shtëpi dhe mësojnë përmes platformës online e cila shpeshherë di të bie, ndërsa një pjesë e nxënësve protestuan për tu kthyer në shkollë.