Dendias: Nevojitet përforcim i bashkëpunimit në rajon për çështjet e sigurisë

TË FUNDIT

Nevoja për përforcimin e bashkëpunimit në çështjet e sigurisë dhe për promovimin e reformave demokratike dhe të drejtat e njeriut në kuadër të perspektivës evropiane të rajonit, për përforcimin e lidhjes mes vendeve, si dhe për zgjidhjen e përbashkët të pasojave politike dhe ekonomike nga pandemia, ishin temat në të cilat u përqëndrua ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, gjatë takimit të Procesit për bashkëpunim të Evropës Juglindore.

Shefi i diplomacisë greke i njoftoi pjesëmarrësit në takim se Greqia është e gatshme ta ndërmarrë kryesimin me Procesin në periudhën prej 1 korrikut të vitit 2021 deri 30 qershor të vitit 2022.

“Lidhur me sfidat ekonomike që i ka krijuar pandemia dhe në frymën e asaj që doli nga konferenca e dytë e Forumit ‘Selanik 2020’, në mënyrë të hollësishme biseduam për mundësinë për koordinim rajonal për çështjet lidhur me investimin, konkurrencën  dhe lëvizjen, me qëllim që sa më shpejtë ekonomitë tona të kthehen në rrugën e zhvillimit”, thotë Dendias në deklaratën me shkrim pas takimit.

Ai theksoi se të gjitha vendet duhet së bashku të punojnë që të pengohet dukuria e shpërnguljeve të të rinjëve në vendet e huaja, pasi, siç thotë, “kjo çështje është drejtpërdrejtë e lidhur me të ardhmen ekonomike dhe shoqërore të rajonit”./MIA