Dendias: Integrimi në BE i RMV-së dhe Shqipërisë është zgjidhje strategjike për Bullgarinë dhe Greqinë

Must Read

Hulumtim: Mbi 80 për qind të britanikëve nuk e respektojnë vetizolimin

Mbi 80 për qind e njerëzve në Britani të Madhe nuk i ndjekin udhëzimet për vetizolim kur...

Turqia imponoi arrestimin e kurdëve për shkak të trazirave nga viti 2014

Prokurorët turq kanë dhënë urdhra për arrestimin e 82 personave, duke përfshirë edhe një numër të madh...

Po mbyllet debati për pakon e katërt të masave, do të publikohet të dielën

Qeveria do të publikojë masat nga paketa e katërt të dielën. Sot mbahen konsultimet e fundit e...
- Advertisement -

Integrimi i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian është zgjedhje strategjike si për Bullgarinë ashtu edhe për Greqinë, duke çuar në një Ballkan të qëndrueshëm, tha shefi i diplomacisë greke Nikos Dendias pas takimit në MPJ greke me homologen e tij bullgare Ekaterina Zaharieva, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Ministrat e Punëve të Jashtme të Greqisë dhe Bullgarisë shprehën mbështetje për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, por duke respektuar kushtet e përcaktuara.

- Advertisement -

“Edhe Bullgaria, edhe Greqia, janë faktorë stabiliteti dhe bashkë-zhvillimi në rajonin tonë. Ne jemi ndihmës në rrugën e fqinjëve tanë drejt Bashkimit Evropian, vendeve të Ballkanit, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, natyrisht, gjithmonë me kusht që të respektohen kushtet e përcaktuara. Integrimi i këtyre vendeve në Bashkimin Evropian është një zgjedhje strategjike si për Bullgarinë ashtu edhe për Greqinë, duke çuar në një Ballkan të qëndrueshëm”, tha Dendias.

“Është me rëndësi të madhe për sigurinë e të dy vendeve, por perceptimi i përbashkët është se ata duhet të kryejnë rreptësisht reformat dhe të ndjekin parimet e fqinjësisë së mirë,” tha Zaharieva.

- Advertisement -

Shefat e të dy diplomacive diskutuan gjithashtu për pandeminë, pasojat e saj dhe përpjekjet për t’u rikthyer në normalitet, kurse Zaharieva edhe në takimin me Micotakisin edhe me Dendiasin e ngriti çështjen e hapjes së një kalimi të dytë kufitar midis dy vendeve, përveç Promahonas.

Dendias tha se kryeministri grek i ka premtuar Zaharievës se do ta shqyrtojë çështjen konkrete.

- Advertisement -

Të dy ministrat gjithashtu u përqendruan edhe në aktivitetet e fundit të Turqisë, për Shën Sofje shefja e diplomacisë bullgare tha se “është monument i rëndësisë së madhe dhe simbolikë historike” ndërsa Denias theksoi se Greqia do të vazhdojë me aktivitetet për ngritjen e vetëdijes të bashkësisë botërore për çështjen konkrete.

Veprimet e Turqisë, si dhe pandemia ishin në fokus të takimit të ministres së Punëve të Jashtme të Bullgarisë, me kryetaren greke Katerina Sakelaropulu dhe me kryeministrin grek Kirjakos Micotakis.

- Advertisement -

Hulumtim: Mbi 80 për qind të britanikëve nuk e respektojnë vetizolimin

Mbi 80 për qind e njerëzve në Britani të Madhe nuk i ndjekin udhëzimet për vetizolim kur kanë simptoma të Kovid-19 ose...

Turqia imponoi arrestimin e kurdëve për shkak të trazirave nga viti 2014

Prokurorët turq kanë dhënë urdhra për arrestimin e 82 personave, duke përfshirë edhe një numër të madh të ish-deputetëve prokurdë, si pjesë...

Po mbyllet debati për pakon e katërt të masave, do të publikohet të dielën

Qeveria do të publikojë masat nga paketa e katërt të dielën. Sot mbahen konsultimet e fundit e ekipit ekonomik të ministrave me...

Në korrik 92,4 për qind e energjisë elektrike të harxhuar është nga burimet vendore

Në korrik të këtij viti në vend gjithsej janë harxhuar 546.080 megavat orë energji elektrike, 35.713 milion  metra kub gaz natyror normal,...

Osmani: Në vijim kemi finalizimin e prioriteteve të kryesimit austriak për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka realizoi video takim me Ministrin Federal për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Alexander...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -