Dendias informoi Blinkenin për provokimet turke dhe udhëtimin në Ballkanin Perëndimor

TË FUNDIT

Ngjarjet e fundit në Gjirin Persik, provokimet turke dhe udhëtimi i paradokohshëm në Ballkanin Perëndimor, kanë qenë temat për të cilat ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias me telefon ka biseduar me sekretarin amerikan të Shtetit, Antoni Blinken.

“Me telefon bisedova me sekretarin amerikan të shtetit Blinken. Fokusi ishte në ngjarjet e fundit në Gjirin Persik. Po ashtu, kolegun tim e informova për eskalimin e provokimeve turke përmes deklaratave dhe aksioneve në terren, si dhe për udhëtimet e mia të paradokohshme në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Dendias në “Tuiter”.

Lidhur me dy tankerët e robëruar nën flamurin grek në Gjirin Persik, Blinken, po ashtu përmes “Tuiterit” i bëri thirrje Iranit, “që menjlherë t’i lirojë dy anijet greke, së bashku me ngarkesën dhe ekuipazhet e tyre” dhe shtoi se “kërcënimet nga Irani dhe nga Rojtarët e Revoluconit islamnik për siguri  rajonale dhe globale janë të papranueshme”.

Dendias dhe Blinken realizuan takim në Uashington para dy javëve gjatë vizitës zyrtare të kryeministrit grek në SHBA.