Demokrati Rafael Varnok shpalli fitore në zgjedhjet për në Senat

TË FUNDIT

Demokrati Rafael Varnok shpalli fitore në garën me kundërkandidaten e tij republikane Keli Lefler për njërën nga dy pozitat në Senat në zgjedhjet në shtetin federal të Xhorxhisë, njoftuan televizionet CCN, CBS dhe NBS.

Siç transmetojnë mediat, Varnok u bë senatori i parë afroamerikan i zgjedhur në Xhorxhia dhe kjo fitore u jep mundësi demokratëve ta ndërmarrin kontrollin mbi Senatin në fillim të mandatit të presidentit të sapozgjedhur Xho Bajden.

Demokratët duhet t’i fitojnë dy pozitat në garën zgjedhore në Senat që të kenë shumicë.

Megjithatë, akoma është herët të shpallet fituesi në garën midis demokratit Xhon Osof dhe republikanit Dejvid Perdju.

Në garën zgjedhore për dy pozita në Senat, i cili do të vendosë se kush do ta kontrollojë këtë trup, morën pjesë nga dy demokratë dhe republikanë: Vornok dhe Lefler nga njëra anë dhe Osof dhe Perdju nga ana tjetër.