Shtetasi i Kosovës arrestohet në Maqedoni, u kap duke vozitur “Mercedes” me 220 km/h

TË FUNDIT

Një 36-vjeçar nga Kosova është arrestuar në autostradën A1 pasi është kapur duke drejtuar një “Mercedes” me 220 km/h, në pjesë të rrugës ku kufiri i shpejtësisë është 120 km/h. Policia njoftoi se ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për “drejtim të pamatur të mjetit motorik”.

“Sot (03.08.2026) në orën 08:41, në autostradën A1, në parkingun “Miletkovë”, zyrtarët policorë nga SPB Strumicë – Njësia Policore e Gjevgjelisë e kanë privuar nga liria shtetasin kosovar S.Z. (36). Gjatë kontrollit të trafikut është konstatuar se ai po drejtonte një automjet të udhëtarëve të markës “Mercedes”, me targa të Kosovës, me shpejtësi prej 220 kilometrash në orë, në një pjesë të rrugës ku shpejtësia maksimale e lejuar është 120 km/h. Ndaj personit do të ngrihet kallëzim penal për veprën penale “drejtim i pamatur i mjetit motorik”, sipas nenit 297-a të Kodit Penal.