Dëme të mëdha nga zjarri në QT “Global”! Në vend të mbështetjes, urrejtje në rrjetet sociale

TË FUNDIT

Tym dhe hi, shitore dhe tezga të djegura. Kështu duket QT Global në Strumicë pas zjarrit të mbrëmshëm. Me flakët e zjarrit që u përhapën në pjesën e brendshme të qendrës tregtare luftuan pothuajse tërë natën ekipet e zjarrfikësve. Herët në mëngjes, rreth orës 4, zjarri u lokalizua, ndërsa në shuarjen e të njëjtit morën pjesë shumë zjarrfikës nga Strumica, të cilëve në ndihmë i erdhën kolegët nga Radovishi, Negotina, Vallandova dhe Shtipi. Në zjarrin për të cilin tani për tani nuk dihet se si ka filluar, nuk ka viktima e as të lënduar.

Kryeministri Zoran Zaev i cili sot vizitoi objektin e djegur është i bindur se me solidaritetin e të gjithëve, shumë shpejtë do të kthehet jeta në Strumicë dhe Global përsëri do të funksionojë.

 “Global është simbol i Strumicës moderne. Tregu i Strumicës është vendi i tubimit të qytetarëve të Strumicës dhe këtu jeton shpirti i Stumicës. Viti i Ri filloi keq dhe vështirë në Strumicë por Zoti ndonjëherë na jep sfida të tilla që ta tregojmë solidaritetin tonë në vepër dhe të zgjasim dorën. nuk pres pamodesti që të kyçen të gjithë, gjithsesi pres nga më të pasurit dhe kush mundet më shumë të marrin pjesë në këtë aksion solidar që të mund tu ndihmojmë bashkëqytetarëve tanë”, tha Zoran Zaev – Kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Kryetar Janevski theksoi se më shumë kryetarë komunash kanë ofruar ndihmë për lokalizimin e zjarrit.

 “Zjarri është shuar, por objekti është ende nën kontroll të zjarrfikësve që të mos paraqiten vatra të reja. Për fat të mirë nuk ka viktima dhe të lënduar, por është bërë dëm i madh material. Ndjej keqardhje për pronarët e objekteve të djegura për dëmin e madh material. Komuna e Strumicës në suaza të mundësive do të bëjë gjithçka që tu ndihmojë në sanimin e dëmeve”, u shpreh Kosta Janevski – Kryetar i Strumicës.

Pas zjarrit të mbrëmshëm në QT Global, nuk u lanë anash as përplasjet politike, por edhe teoritë e konspiracionit për arsyet e zjarrit. Pa asnjë informacion fillestarë apo dëshmi, mundeshin të lexohen supozime se zjarri është shkaktuar qëllimisht për dëmshpërblim dhe gjëra të ngjashme.