Këto dëme i ka shkaktuar stuhia e djeshme në Dellçevë që ka përfshirë qytetin dhe rrethinën e tij. Një numër i madh i shtëpive janë përmbytur.
“Këtu kam makineri, mjete. Aty ka diku mbi 1m ujë.”
“Edhe podrumi edhe dhomat, i gjithë kati.”
Shërbimet e emergjencës vijojnë punën paraditen e sotme për riparimin e dëmeve, pasi sasia e madhe e shiut ka shkaktuar përmbytje të objekteve dhe ka shkatërruar një pjesë të infrastrukturës rrugore. Kryetari i komunës Goran Trajkovski mohon se ka probleme në rrjetin e kanalizmit.
“Reshjet me intensitetin që ishin gjatë kohës për një orë sa zgjati nuk ka asnjë kanalizim atmosferik që mund ta absorbojë. Kështu që normalisht një pjesë ka shku në kanalizimin atmosferikë tjetra në rrugë, janë vërshuar disa shtëpi dhe rrugë dhe duhet të intervenojmë”, pohoi Goran Trajkovski – kryetar i komunës së Dellçevës.
Këshilli i Komunës së Dellçevës në seancën e sotme të jashtëzakonshme shpalli fatkeqësi natyrore nga vërshime dhe breshëri. Në seancën e jashtëzakonshme është marrë Vendim për themelimin e Komisionit për vlerësimin e dëmeve, si dhe konkluzion për shpalljen e thirrjes publike përmes së cilës qytetarët do të njoftohen për procedurën e raportimit të dëmeve.
Me rastin e vlerësimit dhe përcaktimit të masës së dëmit, Komisioni do të zbatojë Metodologjinë për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe aksidentet tjera. Vlerësimi
Komuna fqinje e Makedonska Kamenicës ka njoftuar se do të ndajë gjysmë milioni denarë për sanimin e pasojave nga stuhia e fortë e mbrëmshme në Dellçevë.
