Delegacion bullgar në vend të një delegacioni maqedonas! Manastiri feston 4 Nëntorin, Ditën e çlirimit nga pushtuesi fashist

TË FUNDIT

Bullgarët e Maqedonisë do ta padisin shtetin për shkak të ndryshimeve të Ligjit për Shoqëritë që i bëri Kuvendi dhe me të cilat jepet afat prej tre muajve që qendrat bullgare kulturore t’i ndryshojnë emrat e Car Borisi III dhe Vanço Mihajllovit. Në reagimin me shkrim që u publikua dje në ueb-faqen e MPJ-së bullgare, thuhet se qëllimi i këtyre ndryshimeve është “kufizimi diskriminues i së drejtës për bashkim të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, për arsye të interpretimit të njëanshëm të fakteve historike”.

Aspirata legjitime për t’iu kundërshtuar të gjitha formave të ekstremizmit dhe urrejtjes nuk mund të instrumentalizohet për të kufizuar qëllimisht të drejtat e komuniteteve të veçanta. Kufizimet e kësaj natyre, edhe në të kaluarën u imponuan për bullgarët në Maqedoninë e Veriut. Me argumente të ngjashme, organizata “Radko”, e cila është pseudonimi i Ivan Mihajllovit, u ndalua në vitin 2001”, thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme në Bullgari.

Në ditën e çlirimit të Manastirit, 4 nëntor, në qytetin e konsujve, në vend të delegacionit të kreut shtetëror të Maqedonisë, vjen zëvendësja e presidentit bullgar, ilijana Jotova.

“Unë nuk dua të besoj se ky është provokim. Maqedonia është vend i lirë, ne jemi një popull i sjellshëm, popull i mirë,  nikoqirë të mirë, çdo kush që po vjen me qëllime të mira dhe të ndershme, është i mirëseardhur. Ne mund vetëm t’ia zgjasim dorën tonë duke ia bërë qëndrimin sa më të bukur”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Nga SPB Manastir sqarojnë se vizita e Jotovës nuk ka lidhje me ditën e 4 nëntorit, dita e çlirimit të Manastirit e as me shënimin e jubileut të nesërmen të TEC “Manastir”.

“Zëvendësja e presidentit të Bullgarisë, Jotova arrin kësaj pasdite dhe do të shkojë në vizitë të rajonit të Resnjës, ndërsa nesër do ta vizitojë fshatin Capari dhe është paraparë që të ketë aktivitete në konsullatën bullgare në Manastir”, thonë nga SPB-Manastir.

Ndërkohë, Stefan Boshkov, kryetar i Lidhjes së luftëtarëve nga Manastiri për portalin SDK.mk deklaroi se nëse Jotova po vjen në Manastir dhe nëse ngjitet deri tek Evlla, atëherë le të ngjitet deri te fshati Bolno, Resnjë, dhe le të tregojë se ku janë varrezat e heronjve kombëtarë Mite Bogoevski dhe Stiv Naumov, varrezat e të cilëve sot e kësaj dite nuk dihet se ku ndodhen.

Të martën në Kuvend unanimisht u miratuan ndryshimet e Ligjit për shoqata dhe fondacione, që i parashtroi VMRO-DPMNE dhe ndryshimet e Ligjit për partitë politike, që i dorëzoi LSDM, me të cilat po ndalet që shoqatat dhe partitë të mbajnë emra të fashistëve.