Deklarohet Elia Zaharia pas publikimit të videos

TË FUNDIT

Elia Zaharia reagon për herë të parë pas sherrit të bujshëm me Princ Lekën. Zaharia thotë se çështja me Princ Lekën, me të cilin është në proces divorci është shumë e vështirë për atë dhe familjen e saj.

Elia thotë se nuk është aspak e lehtë për atë, kur kthehet në shtëpi dhe gjen Princ Lekën që përpiqet të dhunojë babanë e saj 73-vjeçar. Ndërkaq ajo thekson se konflikti nuk ka të bëjë absolutisht me Princin personalisht. Ajo insiston se e vetmja gjë që bëri ishte të ndalonte dhunën e Princit dhe për çdo gjë po ndjek rrugën gjyqësore.

“Është situatë shumë e vështirë për mua dhe familjen time, pasi nuk është e lehtë të kthehem në shtëpi dhe të gjej Lekën që përpiqet të dhunojë babanë tim 73-vjeçar. Konflikti nuk ka të bëjë absolutisht me mua, përveç se u përpoqa ta ndaloj! Për çdo gjë gje po ndjek rrugën gjyqësore”, tha Elia Zaharia për vizionplus.