Në debatet zgjedhore të TV21 sot u përballën bartësit e njësisë së dytë zgjedhore. Akuza dhe kundërakuza për projekte të realizuara dhe të parealizuara.
“Unë premtoj projekte dhe flas me qytetarët në lidhje me ato që mund të realizoj, jo projekte virtuale siç ju i bëni. Sikur që lajmëroni në spote se ka Qendër klinke, e cila nuk ekziston, 100 mijë denarë të doktorëve të cilat nuk ekzistojnë, sikur se thoni që ka pagë 500 euro por e njëjta nuk ekziston. Sikur kur thoni se ka 500 km autostradë dhe ajo nuk ekziston”, tha Vlado Misajllovski, VMRO-DPMNE.
“Në qoftë se dikush ka vjedhur, për këso projektesh mund të flisni”, tha Oliver Spasovski, LSDM.
Nisën të debatojnë për rajonin e Kumanovës e përfunduan te kryeministri shqiptar.
“Këto demagogji nuk i dëgjoj. Më vjen keq se ti po bëhesh zeri për të mbrojt gjithë atë llum dhe atë zollum që ia kanë bërë shqiptarëve. Nuk kisha pas dëshirë kurr të të shoh në këtë pozicion, për besë të Zotit, sepse nuk ke asnjë pikë faji ti”, tha Orhan Ibrahimi, PDSH.
“Si parti politike nuk jemi në garë, sepse nuk jemi në ligë, ne po konkurojmë me dy partitë maqedonase dhe gjithë opinion po e sheh shqetësimin e dy partive maqedonase, që janë në gjendje t’i japing njëri tjetrit numër të caktua të mandateve që të mos i shantazhojë BDI, mos t’i shantazhojnë kinse shqiptarët”, tha Arbër Ademi, BDI.
Orhan Ibrahimi i PDSH-së tha se premtimet e liderit të BDI-së nuk pijnë ujë te shqiptarët.
“Jemi të bindur, jo mendojmë, jemi të bindur se shqiptarët me këto ëndrra me këto premtime kapitale që Aliu na shpërndan në etër nuk do pinë ujë”, tha Orhan Ibrahimi, PDSH.
“PDSH thotë se është parti nacionale, i pengon kryeministri shqiptar ndërsa nuk e ka problem që si kryeministër të jetë Zotri Zaev apo Zotri Mickoski”, tha Arbër Ademi, BDI.
Misajllovski nga VMRO-DPMNE u ankua se nuk u fol për qytetarët maqedonas.
“Asnjë fjalë nuk u tha për maqedonasit përveçse ajo që dëgjova është se maqedonasit duhet të flasin shqip kudo, tjetër asgjë nuk thatë. Le ta thotë. Tjetër asgjë nuk dëgjuam ër maqedonasit dhe të tjerët”, tha Vlado Misajllovski, VMRO-DPMNE.
Spasovski tha se është arritur drejtësi e barabartë.
“Sa i përket drejtësisë thash se kjo është më e rëndësishmja dhe nëse vendosim sistem, ku do të mbaj përgjegjësi secili dhe nuk do të dëgjomë si tani sikur se na thotë zotri Misajllovski, se po mbajnë përgjegjësi vetëm sepse ishin ish-funksionarë. Nuk është e vërtetë. K apsur përgjegjësi për 5% për autostradat e dini mirë, janë përgjigjur për rastet “Target” “Përgjimet” “Fortesa” pra përgjigjen për blerjet dhe krimet që bëhen”, tha Oliver Spasovski, LSDM.
Ndryshe në debat ishte i ftuar edhe bartësi i listës nga koalicioni ASH/Alternativa, Afrim Gashi, por ai nuk pranoi ftesën për debat zgjedhor.
