Debat publik mbi draft-konceptin për arsim fillor! Petrovska: Në fokus është komponenta edukative

TË FUNDIT

Draft-koncepti për Arsimin fillor nuk e largon nga programi mësimor lëndën e historisë e as nuk e zvogëlon numrin e arsimtarëve të historisë. Këto janë dezinformata dhe interpretime të gabueshme deklaroi Kryeministri Zoran Zaev në debatin e parë publik në Kuvend, i cili zhvillohet mbi draft-konceptin për arsimin fillor. Sipas Zaevit reformat në arsim nuk janë të përshpejtuara por biles janë të vonuara, sepse siç tha janë dashur të sillen qysh para dhjetë vitesh.

 “Me propozimin për lëndën shkenca shoqërore nuk hiqet, lënda mësimore histori, ose lëndë të tjera, por përmbajtja e tyre do të bëhet e obligueshme në programin e ri arsimor. Koncepti i ri nuk parasheh as reduktimin e numrit të arsimtarëve të historisë, gjeografisë ose kulturë qytetare, por vazhdojnë së bashku ta planifikojnë mësimin, me qëllim që nxënësit të fitojnë diturinë më të mirë të mundshme”, deklaroi Zoran Zaev – Kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

E dyta pas kryeministrit të pranishmëve iu drejtua ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska. Ajo thekson se reformat në arsim janë të domosdoshme, sepse ato janë në interesin e të gjithë fëmijëve, të cilët mësojnë nga librat me cilësi të dobët, me një program joadekuat, i cili shkakton dëme të mëdha te brezat e rinj, siç u shpreh ajo.

 “Të gjitha hulumtimet vendore dhe ndërkombëtare dëshmojnë se fëmijët tanë nuk mvishen me aftësitë e nevojshme dhe nuk mund ta zhvillojnë potencialin e tyre të plotë për shkak të sistemit arsimor të keq. Sipas OECD në krahasim me shtetet e tyre anëtare, nxënësit deri në moshën 14 vjeçare nga RMV marrin deri në 900 orë më pak. Sipas hulumtimit të USAID-it fëmijët tanë kanë vështirësi me aftësitë bazike, siç janë të lexuarit me kuptim. Tesimi i tyre tregon se më pak se 40% e nxënësve të klasës së dytë i kanë kryer detyrat nga të kuptuarit e tesktit të lexuar, përkundër matjes ndërkombëtare prej 80%”, potencoi Milla Carovska – Ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Ndërkaq anëtarët e grupit punues që krijuan draft-konceptin, Violeta Petrovska-Beshka dhe Kirill Barbarev, në debatin publik parlamentar të organizuar nga Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport, prezantuan draft konceptin për reformën e arsimit fillor, duke vlerësuar se do të ngrisë cilësinë në arsim. Ajo njoftoi se lënda e shkencave shoqërore do të ndryshohet dhe do të quhet histori dhe shoqëri.

 “Kjo domethënë, të sigurojë arsimim cilësor, cilësia nënkupton në vend që arsimimi të fokusohet në fakte, me çka nxitet mbamendja, të jetë arsimim i cili do të sigurojë nxënësit që t’i përpilojnë faktet dhe informacionet që i marrin dhe me këtë edhe të shfrytëzojnë mendimin. Ky fokusim i nxënsve domethënë edhe respektim i nevojave dhe interesave të nxënësve”, u shpreh Violeta Petrovska Beshka – profesoreshë.

Përderisa përfaqësuesit qeveritar u lëvduan me këtë koncept, disa profesorë universitarë kritukuan për mënyrën e nxituar dhe jotransparente të përgatitjes së konceptimit, pa u konsultuar me komunitetin shkencor, arsimtarët, bordet e shkollës.

Opozitarja VMRO-DPMNE kritikoi fjalimet e Kryeministrit dhe ministers së Arsimit sepse siç thanë hapësire për debat duhet t’i lihet profesorëve. Partia E Majta thotë se ky është një ligj me vetëm gjashtë nene, i cili do të fusë në borxh shtetin prej 21.5 milion eurosh. Opozita shqiptare poashtu me kritika pati pyetur se kush i ka dhënë të drejtë Carovskën të bëjë ndryshime ligjore sipas shijes së saj.