Zëvendëskryeministri për çështje europiane, Bojan Mariçiq, porositi se më së shumti ka punë në kapitullin për sundimin e së drejtës, posaçërisht pasi që edhe Misioni vlerësues dha orientime për përmirësime në këtë sektor. Përndryshe, raporti i Misionit vlerësues përmban 40 rekomandime që kanë të bëjnë me Këshillin gjyqësor, mandatin e anëtarëve të tij, përzgjedhjen dhe zgjedhjen e gjykatësve, procedurat disiplinore, transparencën dhe komunikimin me opinionin, resurset dhe financimin.
“Sfera prioritare në Kapitullin 23 janë gjyqësori, lufta kundër korrupsionit dhe e drejta themelore dhe jemi të vetëdijshëm se më së shumti detyra dhe detyra më e rëndë posaçërisht pas dorëzimit të Raportit të Misionin vlerësues për Këshillin gjyqësor duhet të jenë pikërisht këta sfera nëse dëshirojmë të ndërtojmë shtet ligjor i cili do të hapërpojë në rrugën drejt anëtarësimit të plotfuqishëm”, pohoi Bojan Mariçiq, zv.kryeministër për Çështje Europiane.
Kryetari i Këshillit nacional për eurointegrime, Aleksandër Nikollovski, përshëndeti planin për rritjen e BE-së që ka të bëjmë me vendet e Ballkanit Perëndimor. Por sipas tij, arsyeja kryesore se pse Maqedonia nuk i ka filluar negociatat është niveli i lartë i krimit dhe korrupsionit.
“Shteti ka dosje të dobët, ka dosje në të cilën nuk mund të lëvdohet para shumë vendeve anëtare të BE-së dhe të njëjtët nuk kryejnë presion as ndaj Bullgarisë dhe Bullgaria po “kënaqet” me Maqedoninë, duke vendosur kushte të pafundme që shohim se dita-ditës po rriten në varësi të nevojave politike në Bullgari. Por ata e bëjnë kështu sepse askush nuk u bën presion për të bërë të kundërtën dhe ne shohim që nëse ushtrohet presion politik, pamë që në mbledhjen e fundit të Këshillit Evropian këto gjëra mund të ndryshohen absolutisht”, deklaroi Aleksandar Nikollovski, kryetar i KNE.
Kryetari i Komisionit kuvendor për çështje europiane, Arbër Ademi, nuk pajtohet me një konstatimin të këtillë. Thotë se vlerësimet e KE-së janë të favorshme për ne, por se gjëja e vetme që nuk është bërë janë ndryshimet kushtetuese.
“Në të fundit të COREPER ku u miratua letra për udhërrëfyesit, ata informuan se ky është hapi i fundit procedural në Këshillin për të cilin janë dakord që të japin dritë jeshile para se të miratohen ndryshimet kushtetuese. Pa ndryshime kushtetuese, hapat tjerë procedural në këshill dhe faktikisht hapja e klasterit do të varet nga zbatimi i ndryshimeve kushtetuese. Duhet të jemi të vetëdijshëm se punë e madhe për përfundimin e procesit të skriningut do të jetë e kotë dhe pa rezultat pozitiv nëse nuk miratohen ndryshimet kushtetuese”, tha Arbër Ademi, kryetar i Komisionit për Çështje Europiane.
Dy udhërrëfyesit që kanë të bëjnë me sundimin e së drejtës dhe reformat në administratën publike janë dokumente të rëndësishme që vendi duhet të përgatisë dhe nga kriteret e të cilave do të varet hapja e klasterit të parë gjatë negociatave. Klasteri i sundimit të së drejtës është i pari që hapet dhe i fundit që mbyllet duke pasur parasysh çështjet që i përfshinë.
