Debat në Kuvend për gjykatësit kushtetues/ VMRO-DPMNE dorëzoi interpelancë për kryetaren e komisionit

TË FUNDIT

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së ka dorëzuar kërkesë për interpelancë të kryetares së Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, Marija Georgievska, sepse ajo i ka propozuar Kuvendit zgjedhjen e dy gjykatësve kushtetues pa përfunduar procedurën për kandidatin e tretë në komisionin kuvendor.

“Kundër Rregullores  dhe kushtetutës, ajo i dorëzon një raport të pjesshëm kryetarit  të Kuvendit Talat Xhaferi për një pikë ende të papërfunduar të rendit të ditës dhe komision të papërfunduar për gjykatësit kushtetues. I vendosin në votim ata gjykatës kushtetues që u konvenojnë pa përfunduar procesi i debatit të seancës së 7-të që Marija Gjeorgievska nuk e caktonte plot 10 muaj.”, deklaroi Antonio Milloshoski, VMRO-DPMNE.

Por, seanca vazhdoi për zgjedhjen e gjykatësve kushtetues Fatmir Skender dhe Tanja Vasiç-Bozaxhieva, ku pushteti dhe opozita u përplasën me qëndrimet e tyre dhe ku deputetët e VMRO-DPMNE-së akuzuan gjykatën për partishmëri.

“Ato 92% e pakënaqësisë dhe mosbesimit në gjyqësor janë rezultat i asaj që do të thotë zgjedhja e gjykatësve kushtetues dhe e mënyrës së delegimit të tyre. Dhe nëse kemi rënë dakord në Komisionin që të gjithë së bashku  të punojmë për të ndryshuar mënyrën e zgjedhjes së gjykatësve kushtetues, ja një zë që duhet ta dëgjojmë sot nga shumica parlamentare, e cila dëshiron vetëm të bëjë zgjedhjen e asaj që u vjen atyre si direktiva e partisë.”- deklaroi Nikola Micevski, VMRO-DPMNE.

Nga pushteti mbeten në qëndrimin se këtu nuk ka asnjë shkelje të procedurave dhe nëse nuk zgjidhen gjykatësit, shteti do të hyjë në krizë kushtetuese. Njëkohësisht e akuzuan opozitën se qëllimisht e bllokon zgjedhjen e gjykatësve kushtetues.

“Nëse opozita me të vërtetë kohën e shfrytëzon për debat të duhur dhe shkëmbim të argumenteve ose me akuza pa fund dhe vërejtje procedurale dhe keqpërdorim të Rregullores që të kemi një histori të papërfunduar siç dëshironi ju, për zgjedhjen e gjykatësve të gjykatës kushtetuese dhe me Komisionin.”- Snezhana Kaleska Vançeva, LSD

“Jo, 11 vjet ju ishit në pushtet. Të paktën një herë të bënit përpjekje që ta ndërroni sistemin gjyqësor. Për shkak të mbetjeve të atij regjimi ne ende kemi probleme si shtet. Për shkak të aktiviteteve të së kaluarës, morëm edhe nota negative të Komisionit Europian. Të mos harrojmë se ju njerëz të basteve i sollët ata të jenë gjykatës.”- Enis Ibrahimi, Partia Lëvizja e Turqve

Njëkohësisht nga Këshilli gjyqësor paralajmërojnë se ditëve në vijim do të propozojnë gjykatës për Gjykatën Kushtetuese nga radhët e gjykatësve. Morëm shkresë nga kryetarja e Gjykatës kushtetuese javën e kaluar dhe sa më shpejt që është e mundur do të japim propozim nga radhët e gjykatësve, tha kryetarja e Këshillit, Pavlina Cërvenkovska.