Debat i nxehtë mes këshilltarëve të Qytetit të Shkupit! Sa është borxhi 160 milionë apo 58 milionë euro?

TË FUNDIT

Debat i ashpër mes këshilltarëve të Qytetit të Shkupit u zhvillua mbrëmë në Click Plus.
Këshilltarja e VMRO-DPMNE-së Marija Andonovska tha se udhëheqësia e tanishme e Qytetit të Shkupit ka bërë më shumë punë në këto 100 ditë qeverisje, se sa për 4 vite sa ka bërë Petre Shilegov.
Ajo madje akuzoi Shilegovin se e ka lënë qytetin me 160 milionë euro borxh.

“Kemi 380 milionë euro, ato janë 4 buxhete të cilat i harxhoi Shilegovi dhe qeverisja e kaluar e LSDM-së e cila po udhëhiqte deri para tre muajsh me Qytetin e Shkupit. Na ka lënë borxh prej 160 milionë euro dhe jo vetëm kjo, shihni kur ende nuk kishim hyrë në qytetin e Shkupit kur ajo ishte nën ingerencat e LSDM-së ne të gjithë e kishim të qartë edhe ne si parti politike VMRO-DPMNE, por edhe qytetarëve se diçka nuk është në rregull me funksionimin”, tha Andonovska.

Këshilltari i LSDM-së Gordan Shutarov e mohoi këtë dhe tha se vet Danella Arsovska ka deklaruar se qytetin e ka marrë 58 milionë euro borxhe, të cilat sipas tij 30 milionë euro janë borxhe të bartura nga qeverisja e mëhershme dhe 20 milionë të tjera janë detyrime kontraktuese për Momin Potokun.

“Qyteti i Shkupit ka 58 milionë euro prej të cilave 30 milionë euro janë të bartura nga qeverisja e kaluar e administratës së qytetit, prej të cilave 20 milionë euro janë të parapara për Momin Potok dhe të tjerat janë për rekonstruimin e shkollave të mesme, kështu që borxhi i qytetit nuk është 160 milionë euro“, tha Shutarov.

Nga ana tjetër këshilltarja Dragana Vellkovska e cila vjen nga radhët e “Qytetit të Gjelbër Human” tha se Qyteti i Shkupit duhet të investojë në burimet e rinovueseve të energjisë. Ajo thotë se më këtë investim ambienti jetësorë dhe ajri do të jenë më të pastër.

“Investimi në burimet e rinovueseve të energjisë për fat tani në këtë mandate ne kemi arritur të fitojmë disa amendamente të propozuara në buxhet në qytetin e Shkupit për vitin 2022.(ngjitje 02:21) Sepse investime të këtilla përsëris ata jo vetëm që do ta eliminojnë ndotjen e ajrit por edhe eliminimin e krizës energjetike“, u shpreh Vellkovska.

Për këshilltaren Vellkovska hap i gabuar është edhe shtrenjtimi i parkingut në spital, pikërisht tani në kohë pandemie kur njerëzit kanë më shumë nevojë për mbështetje e jo për shtypje.