Thirrja e Kryetarit të DPMNE-së, Hristijan Mickoski, për bashkim kombëtarë për çështjet më të rëndësishme shtetërore siç duket nuk po i afron dy partitë më të mëdha maqedonase, por i grindi edhe bartëset e listës së kandidatëve për deputet në NJZ6, Sllavjanka Petrovskën nga LSDM dhe Dafina Stojanovskën nga VMRO-DPMNE. Edhe Stojanovska por edhe Petrovska me akuza të ndërsjella për ndryshimin e emrit të shtetit.
“NATO dhe emri i imponuar nuk kanë lidhje me njëra tjetrën. Me Marrëveshjen e Prespës ne duhej të hynim në BE. Doli se tani duhet ta bëjmë edhe një hapë për të hyrë në BE. D.m.th. këtu nuk ka qenë fundi. D.m.th. ju nuk keni linjë të kuqe dhe gjithë këtë e plotësoni me vendim të rëndë historik. A e dini çfarë është vendim i rëndë politik ku do të marrin pjesë të gjithë dhe të gjithë do të sakrifikohen në atë vendim të rëndë politik. Ju nuk mund të sillni vendim në emër të popullit”, tha Dafina Stojanovska, bartëse e listës në NJZ 6 – VMRO-DPMNE.
“A ka biseduar VMRO-DPMNE-ja si parti politike përmes ministrave të jashtëm përderisa ka qenë në pushtet 11 vite të plota në vazhdimësi, nga vitit 2006 deri në vitin 2015, për ndryshimin e emrit kushtetues, emri i atëhershëm Republika e Maqedonisë. Përgjigjuni qytetarëve, a keni biseduar.. .keni biseduar për ndryshimin e emrit kushtetues që të quhet Maqedonia Veriore në kllapa (Shkup)”, tha Sllavjanka Petrovska, bartëse e listës në NJZ6 – LSDM.
Por çfarë do të jetë me kushtin e partive shqiptare, së pari për ndryshimet kushtetuese për fillimin e negociatave me BE-në, e pastaj për formimin e qeverisë. Stojanovska pa përgjigje konkrete, por pyetjes për koalicion me BDI tha se këtë e kanë si opsion të fundit.
-Së pari le të presim se sa mandate do të fitojë VMRO-DPMNE më 8 maj. Nëse fitojmë 61 deputetë, nuk do të mbetemi vetëm VMRO-DPMNE, patjetër se do të ofrojmë koalicion, por qëndrimet tona për marrëveshjen e nënshkruar me Bullgarinë janë të qarta, deklaroi Dafina Stojanovska, bartëse e listës në NJZ 6 – VMRO-DPMNE.
Lubisha: Tërësisht e përjashtoni koalicionin e mundshëm me BDI-në?
-Jo, në politikë, asnjëherë mos thuaj asnjëherë, për BDI mund të them se e kemi opsion të fundit, tha Dafina Stojanovska, bartëse e listës në NJZ 6 – VMRO-DPMNE.
Petrovska në lidhje me kërkesat e partive shqiptare politike tha se deri më tani nuk kanë biseduar për koalicione pas zgjehdore, por se pozitat e LSDM-së në lidhje me këtë janë të qarta.
“Ne deri më tani nuk kemi biseduar për koalicione megjithatë qëndrimet e LSDM-së dhe Koalicionit që e formuam si koalicion parazgjedhor janë të qarta për shumicën e çështjeve. Edhe për çështjet politike, përfshirë edhe për ndryshimin e Kushtetutës edhe për pranimin e kornizës negociuese me BE, për shkak se nuk kemi marrëveshje vetëm me Bullgarinë por me BE-në”, shtoi Petrovska.
Për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen të mërkurën, edhe Stojanovska edhe Petrovska presin që kandidatët e tyre të hyjnë në raundin e dytë dhe paralajmëruan se do t’i thirrin partitë shqiptare për ta dhënë përkrahjen e tyre për kandidatin e tyre.
